[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Historia tragjike e 18 vjeçares që mbeti e vrarë në Stamboll: Debatoi me babanë për të shkuar në festën e vdekjes



I’u lut të qendronte në shtëpi për festat e fundit, madje debatoi me të, por jo! Vajza  këmbënguli që mbrëmjën e Vitit të Ri ta kalonte në Turqi më miqte e saj, ku ndodhi edhe sulmi.

Kjo është historia prekëse e Leanne Nasser,18 vjeçe, e cila ishte në mesin e viktimave që u vrane nga një terrorist ne Stamboll mbrëmjën e vitit të ri. Por para se të vendoste që pushimet ti kalonte në Stambol, e reja kishte debatuar me babanë e saj.

Sikur e parandiente që Leanne nuk do të kthehej më nga udhëtimi drejt Stambollit, i ati e kishte kundërshtuar të bijen të largohej ditët e fundit të vitit. Tre miqtë e saj do të shkonin ne Turqi dhe ajo për më tepër nuk ishte larguar kurrë nga Izraeli. I ati i saj ishte i shqetësuar sepse Stambolli nuk ishte një vend i sigurt dhe i tha së bijës se duhet të qëndronte në shtëpi.

Këmbëngulëse, 18-vjeçarja me ndihmen e tezes, e cila ndërhyri, arriti te siguronte lejen për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit. Pasi u shpërnda lajmi se 18-vjeçarja nuk gjendej, i ati i saj u nis menjëherë drejt Turqisë ku iu kërkua të identifikonte disa sende personale dhe në atë moment, nuk kishte më dyshime se Leanne kishte humbur jetën në sulm./Shqiperiaime.al