[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Historia prekëse e ushtarit që shërbeu në Kosovë (Video)



Simon Brown ishte një ushtar britanik me mision në Irak, më saktësisht në Basra, kur kishte pësuar lëndime të tmerrshme gjatë një operacioni të shpëtimit

Simon tregon historinë e tij për The Jeremy Kyle Show, dhe edhe pse duket mjaft i relaksuar e shakaxhi, nuk e fsheh që abuzimi që ka pasur pas rikuperimit e ka lënduar atë shumë emocionalisht.

Ai e kishte për detyrë të shpëtonte ushtarët e plaguar në fushën e betejës, këtë e kishte bërë edhe në Kosovë gjatë intervenimit të NATO-s, dhe pas kësaj ushtari britanik kishte shkuar me misione 3 herë në Irak. Herën e tretë ekipi i tij ishin zënë në pritë në qytetin Basra në vitin 2006.

Brown kishte shpëtuar 6 kolegë të tij gjatë kohës që vetura e tyre ishte bllokuar, dhe ishte tërhequr me sukses në automjetin e tij. Gjatë kohës që po largoheshin nga vendi ku kishin rënë në pritë asgjë nuk shihej nga pluhuri që të shtënat kishin shkaktuar.

FOTO KRYESORE

Sipas tij vozitësi po i vendoste të gjithë në rrezik pasi nuk po shihte se në çfarë drejtimi duhej vozitur. Në ato moment ai e kishte nxjerrë kokën jashtë dritares për të parë se në çfarë drejtimi duhej të vazhdonin dhe ishte goditur nga një plumb i snajperit. Plumbi kishte hyrë në anën e majtë të faqes së tij dhe kishte dalë në të djathtën, duke verbuar njërin sy dhe duke limituar shikueshmërinë në tjetrin në vetëm 20%.

Simon tregon për abuzimin që i është bërë pas rikuperimit, ku kishte menduar edhe për vetëvrasje. Por pasi kishte dëgjuar për vdekjen e dy kolegëve të tij kishte vendosur që të mos e ndotë kujtimin e tyre dhe të vazhdojë e të flasë publikisht për gjërat që ushtarët e lënduar kalojnë pas luftës, shkruan rtv21.tv.

Ai ka kaluar një kohë tepër të vështirë, me mbi 16 operacione në fytyrë dhe kjo ende nuk ka përfunduar edhe 11 vite pas aksidentit.

Simon nuk pendohet për zgjedhjen e karrierës, dhe ndihet shumë krenar me punën që ka bërë, e të gjithë të tjerët duhet të ndihen krenarë për shërbimin e tij, e  jo të shihet me një sy të keq e të përqeshet. Nuk ka rëndësi pamja fizike në bërjen e një heroi, dhe Simon vërtetë është një hero.

https://www.youtube.com/watch?v=cAXBXjU6vIg