Wayne Hayer, një stddent 26 vjeçar bëri që një foto e tij me vajzën 6 mujashe të shpërndahet në internet plot 72 mijë herë, shkruan Gazeta Botapress.
Wayne Hayer, i cili i dërgon një mesazh mësuesit të tij për t’i shpjeguar se do të mungojë në kurs, pasi nuk kishte gjetur njeri që ta mbajë vajzën e tij pesë muajshe.
Nathan Alexander, mësues i matematikës në kolegjin MoreHouse (Atlanta) i përgjigjet studentit të tij duke i thënë: “Nëse ky është problemi, sille atë në klasë”. Me të mbërritur në klasë, mësuesi ofroi ta merrte fëmijën në mënyrë që studenti t’i përkushtohej tërësisht kursit. Mësuesi e mbante në krahë foshnjën, gjatë gjithë orës së mësimit edhe më pas, kur u përgjigjej pyetjeve të nxënësve.
Fotoja e postuar në rrjetet sociale pati më shumë se 72,000 shpërndarje në më pak se një ditë. /Botapress.info/