• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Historia e pabesueshme: Anglezi zbulon se është kushëri i pestë me presidentin Joe Biden

nga Bota Press
21 Qershor, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka një degë të familjes në Angli. Është një inxhinier anglez që zbulon se ka lidhje  gjaku me presidentin përmes të njëjtëve paraardhës dhe për këtë ka edhe prova. 

Për 20 vjet, Paul Harris ka zhvilluar një hobi të tij, atë të “gërmimit” në të kaluarën. Pak nga pak, ai ka bashkuar pjesët e ndryshme të prejardhjes së tij, duke arritur në një përfundim interesant. Është gjyshja e tij, Kathleen Mary Brooks dhe stërgjyshja e tij, Ann Maria Davies. Më pas, emri Biden filloi të shfaqet. Kjo nuk përbënte lajm deri vitin e kaluar kur vajza e Z. Harris, Rose Patton, bëri një koment.

“A nuk do të ishte qesharake nëse do të ishim kushërinj me Joe Biden?” tha ajo, duke iu referuar presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara. Pas postimit të vajzës, Paul Harris bëri kërkime dhe zbuloi një lidhje të fortë midis presidentit dhe familjes Bidens nga Westbourne, një fshat në Sussex Perëndimor në Angli. Papritmas, pikat filluan të bashkohen. Emrat, datat, vendndodhjet – çdo detaj në lidhje me këtë degë të Biden përputhej me të dhënat e tij në mënyrë të përsosur.

Kjo e çoi atë në një përfundim të habitshëm: ai duhej të ishte kushëriri i pestë i Presidentit Biden. “E dini, madje as qe më kishte shkuar në mendje,” i tha Z. Harris BBC. Inxhinieri 60-vjeçar nga Hampshire, pretendon lidhje farefisnore me presidentin përmes stër-gjyshes së tij, Emily Biden.

Ajo ishte nga Westbourne, ku dikur jetonin disa breza të anëtarëve të familjes së saj. Midis tyre ishte xhaxhai i saj, William Biden. Një skedar i regjistrimit dhe të dhëna të tjera sugjerojnë që ai emigroi nga Anglia në SH.B.A. në fillimin e viteve 1800.

Vitin e kaluar, analizimi i këtyre dokumenteve i dha historianit Eddy Greenfield dhe gjenealogistit Megan Smolenyak besimin për të shkruar emrin e William Biden në histori. Ata e identifikuan atë si stër-stër-stër-gjyshi i Presidentit Biden. Harris u rrit në qytetin bregdetar të Portsmouth, jo shumë larg nga vendi ku të parët e tij Biden hodhën rrënjë në Anglinë e Jugut shekuj më parë.

Një gjest njohjeje nga Presidenti Biden do të ishte edhe më emocionues për fëmijët. “Ata po presin ftesën e tyre në Shtëpinë e Bardhë,” tha Z. Harris.

Ndërsa kjo me sa duket ishte menduar si një shaka, perspektiva e një bashkimi familjar nuk është e pakonceptueshme.

Para presidencës së tij, Z. Biden bëri disa udhëtime për të takuar të afërm e tij në Republikën e Irlandës.

“Unë mendoj se ai ka të drejtë të jetë krenar për trashëgiminë e tij irlandeze,” tha Z. Harris. “Tani ai mund të jetë krenar edhe për trashëgiminë e tij angleze.”

Image
Image
Tags: Joe Biden

Të ngjashme

Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Lajme

“Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Kosovë

Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit për babanë e tij Xhavit Kozhani

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Botë

Gjeli “torturon” çiftin e moshuar, pronari përfundon në gjykatë

nga Bota Press
9 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Ministria e Mbrojtjes: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës
  • “Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri
  • Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit për babanë e tij Xhavit Kozhani
  • Gjeli “torturon” çiftin e moshuar, pronari përfundon në gjykatë
  • Derisa importi i mallrave serbe po shënon rekorde, Sami Kurteshi i vetëm i rikthehet sloganit të harruar nga VV-ja “Duaje Tënden”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.