[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Historia e ngatërruar e puthjes lesbike të Florianës



Një foto e rinisë së hershme ku Floriana Garo dhe Ilda Gega shkëmbenin puthje lesbike me njëratjetrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë shkak për të zbuluar lidhjen e tyre speciale për disa vite, miqësi sekrete, që tashmë ka përfunduar keq.

floriana-1-550x333

Fjala është për një shoqëri pasionante mes dy vajzave, gjatë periudhës kur Ilda dhe Floriana jetonin në SHBA, pas largimit atje me familjet e tyre. Fotoja e realizuar disa vite më parë, mes moderatores Floriana Garo dhe mikeshës së saj të asaj kohe Ilda Gega, është kryefjala e dy ditëve të fundit në portale, duke vënë në diskutim prirjet seksuale të dy vajzave, të cilat nga ana tjetër në gjithë këto vite kanë pasur lidhjet dhe historitë e rëndësishme me djem të njohur.

Vajzat shihen duke shkëmbyer puthje gjithë epsh me njëra-tjetrën, të cilën Floriana e ka justifikuar duke thënë se ishte thjesht pozë artistike. Por mikesha e saj në foto, ish-konkurrente e “Big Brother 1”, nuk ndan me miqtë të njëjtin mendim për foton.

floriana

Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, Ilda Gega ka sqaruar situatën dhe paskuintën e shkrepjes, ndërsa ka akuzuar Floriana Garon për publikimin e fotos sekrete të tyre, në vitin 2008, kur Ilda mori famë si lojtare e “Big Brother”.

Sipas saj, fotoja është publikuar qëllimisht nga Floriana, e cila asokohe ishte në kërkim të famës. Ilda, madje as emrin nuk ia përmend Florianës, ndërsa shprehet në statusin e saj në Facebook:

“Vajza që kanë nxjerrë në lajme këto ditë në foto me mua, ka dekada që mundohet të bëhet personazh publik. Vajza ka qenë një shoqe e imja dhe ndërkohë që isha në emisionin BB’, vendosi të publikonte foton tonë, me qëllimin për të marrë vëmendje dhe për t’u bërë e famshme”.

Në vazhdim të statusit, Ilda i ka ashpërsuar tonet ndaj Florianës teksa shprehet se:

“Fatkeqësisht, e vetmja që mori famë atëherë isha unë, unë që sinqerisht nuk e desha, pasi e pashë ç’monstër ishte. Pas 9 vitesh më në fund i erdhi dita edhe asaj të bëjë lajm, por sërish me foton time.” Në fund, Gega ka kërkuar që të mos bien pre e “personave që duan të bëhen të famshëm”, në këtë rast të mos bien pre e Floriana Garos.

HISTORIA E PUTHJES LESBIKE DHE SI U NDANË RRUGËT E DY VAJZAVE ANONIME NË SHBA

Sipas vajzës nga Tropoja, por e rritur në SHBA, Ilda Gega, fotoja ka qenë shprehje e një afeksioni shumë të ngushtë mes tyre, por që s’duhet të publikohej. Në momentin që dy vajzat e kishin realizuar këtë foto, ishin të panjohura për publikun shqiptar, thjesht ndiqnin studimet në SHBA dhe projektonin të ardhmen e tyre.

Por në vitin 2008, e para që tentoi të dilte nga anonimati ishte Ilda, e cila në moshën 22-vjeçare vendosi të merrte pjesë në “Big Brother 1 Albania”, shou që e fitoi Arbër Çepani. Në atë kohë u bë shumë zhurmë për Ildën, për faktin e daljes së parakohshme nga “Big Brother”, si pasojë e një sherri banal, që pati me një tjetër ish-banore, Mardiolën. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar, ajo u etiketua si “lesbikja” e “Big Brother”, pikërisht për këto foto me Florianën, që qarkulluan në atë kohë në internet.

Por nisur nga fakti që Floriana nuk njihej në atë kohë, ajo mbeti në hije, duke u komentuar Ilda, si personazhi kryesor i fotos, me tituj të tipit “Ilga Gega puthet me një femër”. E njëjta foto u ribotua në vitin 2012 nga gazeta “Panorama”, por kësaj here mori vëmendje tjetër, duke u komentuar si personazh kryesor të fotos, kësaj here Florianën, e cila tashmë kishte bërë hapa katapultues në botën e televizionit. Ajo kishte hedhur pas krahëve anonimatin për të marrë famë si “vajza e motit” në “ABC News”, dhe moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë” në “TV Klan”, pas pjesëmarrjeve në konkurse bukurie.

FLORIANA DHE ILDA, PRISHJA E MIQËSISË DHE TË DASHURIT QË GJETËN NË CLUB-ET E NATËS NË TIRANË

Nuk dihet ekzaktësisht kur u prish miqësia “hot” mes dy vajzave, të cilat kanë vazhduar të shoqërohen dhe për pak kohë me njëra-tjetrën në prani dhe të partnerëve të tyre që gjetën në Tiranë, pas kthimit nga Amerika.

Kështu, pas daljes së parakohshme nga “Big Brother”, Ilda njohu në një club nate në Tiranë “ish-mister Albania 2003”, Gerald Shahun, me të cilën pati një lidhje disamujore. “Te Geri kam gjetur dashurinë”, ishte deklaratë e Ildës në atë kohë për marrëdhënien e tyre, që fatkeqësish zgjati pak, fund që u bë shkas që ajo të rikthehej sërish nga SHBA e zhgënjyer.

Nga ana tjetër, edhe Floriana Garo, e njohu ishtë fejuarin Tedi Ngjela në club-in e tij në Tiranë, të cilin ajo e frekuentonte shpesh pas kthimit nga Amerika. Për fatin e saj Tedi rastisi një djalë i pasur, që e bindi të linte Amerikën përgjithmonë në kërkim të famës në Tiranë.

Ajo u shfaq fillimisht bashkë me Drini Zeqon, çifti imazh i një marke veshjesh, më pas përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World 2012”, garë që i hapi dyert në televizion si prezantuese e motit në “ABC News”. Më pas e pamë si prezantuese e festivalit në RTSH etj., dhe në fund si moderatore e emisionit “Jo vetëm modë” në “TV Klan”.

Ndërkohë që fama e saj arriti kulmin, fejesa me Tedi Ngjelën u prish pikërisht në momentin që çifti po planifikonin martesë. 30-vjeçarja nga Durrësi jetoi në Amerikë për tetë vjet, vite ku u njoh dhe me Ildën, e cila vazhdon të jetojë atje larg famës.

Tashmë 31-vjeçarja Gega, e cila ka bërë disa tentativa si modele pas “Big Brother”, është e lidhur me një djalë të huaj, ndërsa ka folur hapur se nga Shqipëria ruan vetëm kujtime të këqija. Sipas saj, pjesëmarrja në “Big Brother” përkundër dëshirës së familjes së saj, i dha namin e keq, që s’mundi ta fshinte dot edhe pse vendosi të vazhdojë jetën si person jopublik në SHBA.

Panorama Plus