• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Historia e dhimbëshme e kosovarit që u vetëvar në Francë

nga Bota Press
20 Dhjetor, 2021
në Diaspora, Lajme
ShareShareShare

Vetëvrasja e 41-vjeçarit me origjinë nga Kosova në bodrumin e një gjykate në Bordo të Francës e ka shokuar jo vetëm avokaten e tij, Abraham Hervé Diompy.

Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde, transmeton Gazeta Express.

Avokatja e tij tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

Avokatja e tij e re është ende në shok. Ajo u emërua sipas detyrës zyrtare vetëm disa orë para vdekjes së klientit të tij. Ajo e përshkroi klientin e tij si “të fortë”, “imponues”, “të tensionuar”, “të dëmtuar”, “që fliste shumë mirë frëngjisht”. I ndjeri, sipas avokates “nuk ishte një djalë i mirë apo një engjëll”, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

“Ai kishte një të kaluar të dendur gjyqësore”, thekson juristja. Rreth dhjetë dënime janë në dosjen e tij kriminale, kryesisht për vjedhje. Katër muajt e fundit ka qëndruar në burg për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij sapo kishte kryer në burgun e Gradignan”, tha Abraham Hervé Diompy.

“Ai kurrë nuk ishte në gjendje të integrohej shoqërisht”, vazhdoi avokatja e tij.

“Ai ishte i pastrehë, ishte i varur nga alkooli dhe droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike”, tha avokatja e tij.

Tags: FranceKosovarivetevrasje

Të ngjashme

Ekskluzive

Zelensky publikon pamjet e sulmit me raketa në qendrën tregtare

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Albin Kurti takohet me Memli Krasniqin, kjo është arsyeja

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Policat e sigurimit, Byroja del me një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

E moshuara sapo bleu bukën: 3 shqiptarë dhe dy grekë e ndjekin, e grabisin dhe e vrasin

nga Bota Press
29 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Paralajmërohet ngritja e çmimit të bukës – Qytetarët të pakënaqur, kërkojnë nga Qeveria t’i parandalojë
  • Zelensky publikon pamjet e sulmit me raketa në qendrën tregtare
  • Albin Kurti takohet me Memli Krasniqin, kjo është arsyeja
  • Policat e sigurimit, Byroja del me një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët
  • E moshuara sapo bleu bukën: 3 shqiptarë dhe dy grekë e ndjekin, e grabisin dhe e vrasin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.