[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Histori përrallash: 20-vjeçarja humb kujtesën, dashurohet për herë të dytë më të dashurin



Duhet më shumë më tepër se një letër dashurie apo buqetë me lule për të fituar zemrën e Xhesika Sharman, shkruan “New York Post’, duke shkruar një reportazh të gjatë për këtë histori të trishtë por insiruese.Ajo ka humbur kujtesën pas një sulmi marsin e kaluar dhe nuk kishte asnjë ide kush ishin familja dhe miqtë apo i dashuri i saj, Rich.

Atij i është dashur dalëngadalë ta bëjë të bjerë serish në dashuri me të dhe t’ia nisin nga e para , raporton ‘syri.net’.Kujtesa e saj ende nuk është kthyer dhe 20 vjecarja ka mësuar gradualisht të jetojë sërish me prindërit dhe të “mbledhë bashkë” të gjitha pjesët e shpartalluara të jetës së saj.

Xhesika dhe Rich ka qënë prej shtatë muajsh në një marrëdhënie deri ditën fatale të sulmit në një tren, kur jeta e tyre u kthye “me kokë poshtë”.“Isha i tmerruar. Nuk njihja askënd…..Të gjithë ishin të huaj për mua. Unë nuk e dija as emrin tim, thotë Xhesika.

Por Rich nuk është dorëzuar dhe jo vetëm që i ka rifituar zemrën por edhe e ka ndihmuar t’i rikthehet jetës së mëparshme dhe të dalë nga errësira që “zbrazëtia e kujtesës” i ka lënë.

Image result for Xhesika Sharman and  Rich