Po ti analizojmë zotimet para dhe gjate elektorale, përmbajtjen programore të zotimeve deklarative, si dhe trendin e zhvillimit të politikave të jashtme qeveritare, qëndrime të devijuara tashmë:
“…pa ardhur edhe i pagjeturi i fundit nuk ka bisedime me Serbinë…” – bisedimet po pritet të ndodhin në versionin më të dëmshëm.
“…Nuk kemi menduar të zbatojmë marrëveshjen e zotimeve të Uashingtonit…” – që sipas rekomandimit të sekretarit të shtetit për politikat e jashtme z. Blinket dhe presidentit të SHBA z. Jozef Bide, është baza marrëveshjes Kosovë – Serbi.
“…Dialogu s’do të jet prioritet, kemi pune tjera për të kryer…” që bën që Serbia ta vazhdoj fuqinë penguese ndaj Kosovës dhe e njëjta të mbetet në agoninë e izolimit që gjeneron që nga miratimi i raportit të Dick Martit;
“…Mos futja si objektiv të përhershëm partneritetin strategjik me SHBA…” etj. etj.
Eliminimi nga spektri politik i atyre që Serbisë i futen plumbin dhe integrimin në skenën politike të personaliteteve që janë peng të dhunës serbe gjatë luftës dhe para sajë.
Deklarimet politike pa takt diplomatik as politik duke e perzier politiken e jashtme me atë mbrëndshme siç janë rastet e para të përfaqësimit dhe VP e “gjeneralizimi” në dëm të vendit, instituciineve dhe qytetarëve si ky i fundit në “darken e gabuar” ku duket të ketë pirë një ” lugë qorbe të prishur” e që ishte zotuar të mos e bënte siç “kishin bërë të therët” apo deklarimet se në arkivat institucionale s’ka dosje e dokimentacione të dialigut. Kjo shihet si jofunksionalitet institucional.
Adaptimi i agjendes se seancave në kuvendin e Kosovës, duke ia përshtatur “vakteve rituale fetare” ndesh edhe me përkufizimin kushtetues të shtetit si laik, e tjera shpërfaqje.
Futja e politikave evropiane në mes Kosovës e SHBA, që do të thotë zhbërje e shtetit te Kosovës si koncept.
Futja në objektiva programore qeverisës të idesë për të ushtruar padi ndaj Serbisë, për gjenocid gjatë luftës në Kosovë, po që është ide e mirë dhe inkurajuese për faktin se Armenia e arriti këtë me padi edhe pas 100 viteve të gjenocidit që bëri Turqia ndaj tyre.
Por, në rastin tonë kjo platformë e të shtruarit të padisë më shumë ka gjasë të qoj në dështim dhe humbje të të drejtës për ta ushtruar në rrethana më favorizuese për Kosovën në të ardhmen e afërt.
E para, shkak i jo seriozitetit të kësaj qeverie ndërlidhur me ketë objektiv janë pengesat që janë vënë me marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtarë dhe që udhëheqja qeveritare e di shumë mirë ashtu siç e ka ditë dhe se kushtetuta e abstrahon të drejtën e Kosovës për tu bashkuar me Shqipërinë, e cilindo shtet tjetër, që kryeministri e kuptoj rastësisht tek sa po bënte fushatë nëpër Shqipëri në zgjedhjet e fundit.
Po ashtu, situatë e njëjtë penguese është edhe sa i përket dëmeve të luftës dhe kompensimit nga ana e Serbisë.
E dyta, gjenocidi si akt i dënueshëm ndërkombëtarisht nuk ka ndodhur vetëm në luftën e fundit 1998/99, por daton në tërë përkufizimin profesional dhe shkencorë, si dukuri kriminale që nga koha e Garashaninit, Cubrilloviqit, Qosiqit, Rankovicit e Titos e deri të politikat gjenocidiale të Jugosllavisë së Milloshevicit, që Ne brezi i fundit nën okupim i mbajmë në mend si kufizim i të drejtës për të lindur familjen e trete, në emër të planifikimit të familjes, largimi nga puna i të gjith shqiptarëve, mbyllja e shkollave, privimi nga e drejta për informimit në gjuhen amtare, deprotimi i qytetarëve nga vendi, ndjekja dhe burgosja, frikësimi dhe detyrimi në emigrim, helmimin i nxënësve nëpër shkolla e universitete, vënia nën dy parë sanksione të Kosovës, ato botërore ndaj Jugosllavisë dhe të Jugosllavisë ndaj Kosovës, varfërimi i shportës familjare, shkatërrimi i kulturës, shkatërrimi dhe vjedhja e trashëgimisë, infrastrukturës rrugore dhe florës dhe faunës vendore, etj.
Prandaj mos serioziteti i treguar në qasjen ndaj këtyre temave, sofizmi me të cilin po lansohen si politika përmes një gjuhe infantile elektorale, bëjnë që pritjet të janë se, shumë shpejt shqiptaret e pas luftës do të lëvizin lirshëm, tregtojnë dhe bashkëjetojnë me serbet në Serbi e kudo.
Kjo është e vetmja qeveri që po e përshpejton procesin e integrimit të Kosovës në Serbi.
Nëse kjo është pritja qytetare nga kjo qeveri, atëherë mjaftohuni duke kërkuar t’iu shtohet edhe “një Togë ushtarësh para kalimit mbi urë”!?
Ajo çfarë do duhej të pritet nga populli i udhëhequr nga psikologjia e turmave është që të paktën ti thuhet “JU FALEMINDERIT UÇK” veç pse mundemi me lëvizë lirshëm nga një qytet a fshat në tjetrin nëpër Kosovë pa u maltertuar nga policia e ushtria serbe.
Për jetë më të mirë duhet zgjedhje korrekte për të ndërtuar institucione dhe qeverisje më të mirë.