Një muaj qeverisje e qeverisë Kurti, dhe i vetmi slogan/idioma relaksues mbetet t’iu thuhet qytetarëve shqip e anglisht apo anglisht e shqip “you asked for it” apo “keni kërkuar shiqoni”.
Ajo çfarë se pari ishte fillimi i vazhdueshëm i qeverisjes, pa plan as program qeverisës, çka e ka hendikepuar opoziten parlamentare që të bëj opozitarizem, në mungesë të programit për qeverisje. Çdo reagim i opozitës është ad hoch duke ndjekur veprimet politike të qeverisë.
Ajo që pamë këtë fillim në vazhdim, ishte konsolidimi i qeverisë me persona që janë element hetimi dhe gjykimi dhe më shumë qëndruan në gjykata se sa në kabinete qeverisëse. Një kategori të inkriminuarish, u desh ti largojnë ngase kishin pedigre penale, ndesh me standardin që ka vendosur PDK për të qenë në lista zgjedhore dhe bartës i pozitave publike.
Tjetër situatë ishte mbyllja nga pandemia, sdituata e pa asanueshëm. Pas dy javësh mbylljeje rezulton situatë e njëjtë të infektuarish dhe pothuaj numër variabël vdekjesh.
Për të bërë sofizëm politik edhe në fatkeqësi të qytetarëve si shumëherë deri me tani ( zgjedhjet në pandemi) ulen numrin e testeve që të dukët se ka rënie të numrit të të infektuarve.
Vendimi tronditës për qytetarët ishte ky për ndaljen e ndihmës edhe ashtu simbolike deri në tallje për pensionistët. Vërtetë zhgënjyese për këtë kategori që kishin krijuar një shpresë publike, plote entuziazëm e vet mobilizim për kthesen e madhe.
Po të njëjtin fat duket ta kenë edhe Policia e Kosovës. Edhe pritja shpërblyese nga fushata ishte miratimi ligjit për pensionim të parakohshëm. Kjo do të ndodhe se duhet reformuar “policia e kapur” që vojnë nga luftetarët por, tani po shtrydhet ligji që ata që pensionohen nga PK, të mos stresohen…!
Involvimi destruktiv në zgjedhjet e Shqipërisë, presioni në sistemin politik atje që tashmë edhe pas 30 viteve demokraci është në tranzicion, ka vetëm një presedan si model Beogradin.
Kryeministri dhe shumë eksponentë të politikës së Kosovës, që u pasaportizuan duke keqpërdorur pozitat funksionale në mënyrë korruptive, përmes zyrtarëve diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, dëshmuan atë që u kisha thënë se është praktikë e gabuar dhe analoge me atë të Serbisë e Vuçiçit, që përdorin komunitetin e vet serb nëpër shtetet fqinjë Bosnje, Mal i zi, Maqedoni, Kosovë, etj. që të krijojnë destabilitet.
Kjo anomali patriotike patetike do ta bëj të largët atë që është ëndrra jonë kombëtarë, ndërkohë që beigradasit përkujdesëshin në Bruksel ta vënë në pah këtë kontribut të shqiptaromëdhenjëve kosovar. Prandaj do duhej që me një dekret presidencial, Shqipëria të suprimoj shtetësitë për bartësit e funksioneve shtetërore në Kosovë edhe pse kjo do të kishte për konsekuencë marrjen e pasaportave serbe, praktikë që e kanë bërë me parë funksionarët politik, e kjo do të ishte edhe ma skandaloze sepse do të testohej patriotizmi shtetëror i shtetarëve tanë. Kjo padyshim se do të ishte zhgënjyese, më tepër se keqpërdorimi i pasaportave të dyshtetësisë shqiptare.
Se kujt i shërben kjo tregon edhe fakti i vërejtjeve që erdhën nga shumë çarqe ndërkombëtare për një mos pajtueshmëri me këtë qasje të zyrtarëve shtetëror kosovarë.
Monstruoziteti i keqpërdorimit të infrastrukturës ligjore, qoftë kushtetutës për stabilizimin e pozicioneve politike, apo zbraztirave pa oresedan në KPP (Kodi i Procedurës Penale) i përshtatur situatës dhe personave të inkriminuar të konjukturave politike, standard ligjor ky që ekziston në të gjitha legjislaturat penale në botë, edhe në shoqëritë më të dezorganizuara, siç është gjykimi në mungesë dhe parashkrimin e veprave edhe për krime.
Kjo iu ka shërbyer pothuaj të gjitha strukturave politike që ti ikin gjykimit në mungesë. Kjo mund të lexohet edhe në përplasjet e improvizuara nga viti në vit në mes subjekteve pozitë – opozitë.
Ajo që i mbulon të gjitha këto mbetet më tej çështja e pandemisë Covid19 dhe menaxhimi e vaksinimit kundër saj. Kalimi në rend të dytë të këtij prioriteti shtetëror, ku po luhet me jetët e qytetarëve të pafuqishëm të bëjnë asgjë dhe marrja me tema dytësore për të zhvendosur vëmendjen e popullit, siç janë zgjedhjet në Shqipëri, të cilës qeveritarët e rijnë “shpresa për kthesën” e madhe, i kushtuan më shumë mund e kohë se sa jetëve të qytetarëve. Këta të fundit, i futen edhe në ingranazhet e manipulimit me ta dhe me jetët e tyre, duke i ulur testimet për të demonstruar fiktivisht numër të vogël të infektuarish, nje monstruozitet kriminal i llojit të vet që vetëm në rrethana lufte mund të vinte nga struktura paramilitare kriminale.
Për këto ditë qeverisjëje, treshja udhëheqëse mund të përgëzohen për vizitat kurtoazi në memorialet e viktimave të luftës më shume të përmbushin aspektin formal dhe deficitin e tyre patriotik, se sa që kanë ndjesi reale.
Kjo vërehet në secilën fjalë boshe në deklaratat e tyre, në prezencen e familjarëve të pakët qe po zvetnohen çdo ditë, nga gjuha dhe propaganda anti luftë e UÇK, e lëvizjes për ripërtrirje.
Prandaj edhe më tej do të presim duke shikuar atë që kemi kërkuar, apo “yiu asking for it!”