Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi në Facebook, me flamur të Europës.
Osmani sipër kësaj fotografie ka shkruar ‘Evropa, shtëpia jonë!’. Sigurisht Osmani këtë fotografi dhe shkrim e ka bërë pas zhvillimeve të fundit në vend, por që kjo është pak vonë.
Se ku e kemi shtëpinë dhe kë e kemi aleat, presidentja më mirë do ishte t’i tregojë kryeministrit Kurti
Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike./Botapress.info/