Ish-kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka shkruar në rrjetin social Tëitter, për inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Ajo ka thënë se sot gjendet në këtë inaugurim, për të nderuar demokracinë dhe se vazhdon të besojë në shtetin amerikan.
“Unë jam këtu sot për të respektuar demokracinë dhe vlerat tonë. Kurrë nuk do të ndalëm së besuari në shtetin tonë dhe të ardhmën e tij. #Inaugurimi”, ka shkruar Clinton.
Pas pak, pritet që Trump të betohet, duke u bërë presidenti i 45’të i SHBA’së.
I'm here today to honor our democracy & its enduring values. I will never stop believing in our country & its future. #Inauguration
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) January 20, 2017