[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Higuain: Messi e Ronaldo janë bisha



Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, janë bisha dhe çdo tentativë për të vlerësuar se kush është më i mirë se tjetri, do të jetë e bazuar në preferenca personale.

Higuain ka luajtur përkrah disa prej talenteve më të mirë në botë dhe ka një karrierë të bujshme,  e po ashtu ka pasur për bashkëlojtarë edhe Messi’n e Ronaldon.

Ai ishte në një ekip me Ronaldon gjatë kohës së tij në Real Madrid, dhe po ashtu ka kaluar vite të tëra duke luajtur me Messin dhe Argentinën për tituj ndërkombëtarë.

Sulmuesi thotë se që të dy futbollistët janë në pikun e fuqisë së tyre dhe të tentosh t’i ndash ata në terme të aftësive që zotojnë, është preferencë vetëm personale.

“Cili më i mirë Messi apo Ronaldo, është njëjtë sikur të më pyesësh më i mirë Iker Casillas apo Gianluigi Buffon”, ka thënë ai, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Nuk është e vështirë, është e lehtë të përgjigjem. Që të dy janë bisha dhe secili nga ta ka kualitetet dhe karakteristikat e tij”.