[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hëna e re, më 27 janar. Ҫfarë duhet të bësh për të prekur “magjinë”



Sa herë që është Hënë e re, astrologët këshillojnë fokus në gjërat që do të ndryshosh në këtë moment të jetës. 27 janari duke u gdhirë 28, këtë vit, është dita që përkon me Hënën e re, ndaj në një ditë të tillë ndryshimet janë të rëndësishme.

Ҫfarë duhet të bësh?

-Bëj një listë me gjërat e reja, të cilave do t’u japësh përparësi. Nëse hyn Hëna e re, diҫka e re duhet të zërë vend patjetër tek ty. Mund të blesh syze të reja, por edhe shtëpi të re.

– Pasi të kesh plotësuar listën, ndiz një qiri dhe lëre të digjet deri në fund. Nëse e ke edhe gurin e fatit, lëre pranë qiririt që digjet. Pastaj, kërkoji universit tri dëshira:

“I kërkoj universit të më sjellë dashuri në jetë”

“I kërkoj universit të më përmirësojë financat”

“I kërkoj universit të më sigurojë një pozicion të ri në karrierë …” etj.

– Ji specifike në gjërat që kërkon të arrish dhe në dëshirat që do të shprehësh.

– Përsëriti dëshirat që ke me zë të lartë tri herë. Lëri qirinjtë të digjen deri në fund. Pastaj kryqëzo gishtat dhe lutu që gjithҫka ke dëshiruar të të realizohet.

– Ruaje listën ku ke shënuar dëshirat deri në Hënën e re të muajit të ardhshëm (26 shkurt), por bëj të pamundurën që t’i përmbushësh dëshirat që ke shkruar. Mund të gjesh në to disa prioritete që i ke vënë vetes në fillim të vitit.

Nuk është e sigurt që kjo lloj “magjie” funksionon, por astrologët besojnë se në 75 për qind të rasteve, ajo që ne shkruajmë në listë, ndodh. Ata besojnë se kjo është magji e pastër që, kur e dëshiron me gjithë zemër, realizohet. Megjithatë, me rëndësi është fakti që veprimet tona ndryshojnë ҫdo ditë dhe ndryshimi është një fenomen i mrekullueshëm që të gjithë e duam dhe e kërkojmë.

Dita e Hënës së re është një ditë në të cilën të gjitha angazhimet e reja marrin tjetër kah. Në ditë si kjo, edhe mrekullitë janë të mundura./Class/