Helmimi i pesë personave në restorantin “Ora” – Policia del me detaje tjera

Në fshatin Merdarë të Podujevës policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin se 5 persona janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit.

Më saktësisht bëhet fjalë për restorant “Ora”, i cili është nën pronësi të Ditar Hotit.Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje dhe rasti është inicuar si prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.

LEXO EDHE KETE

Shqetësuese: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur

“Fsh. Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë) persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Botapress.info/

ngjashme