Helikopterët e KFOR -it fluturuan në orët e fundit kanë patrulluar mbi pjesën veriore të Kosovës, të Jarinjës dhe Bërnjakut.
Ushtarët e KFOR -it u shfaqën në Jarinjë, ku pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur tash e tetë ditë. Këta janë ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë brenda misionit të KFOR -it në Kosovë.
Përmes një njoftimi, KFOR ka konfirmuar se janë rritur patrullimet rutinore në të gjithë Kosovën, poashtu edhe në pjesën veriore.
“KFOR është duke monitoruar nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij-i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999-për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt në liri të lëvizjes për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje nga KFOR-i.
“KFOR ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimit rutinor në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet tutje në reagimin e KFOR-it.
Tash e tetë ditë në veri të vendit situata vazhdon të jetë mjaftë e tensionuar.
Serbë të shumtë janë mbledhur duke vendosur barrikada në rrugët që qojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Për dallim nga pikat kufitare të tjera si Dheu i Bardhë dhe Merdare ku procesi i vendosjes së targave të përkohshme po ecën mirë, në veri të vendit thuajse shumica e serbëve nuk po pranojnë të vendosin targat provuese të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Vendimi për reciprocitet ndaj Serbisë rriti tensionet në vend dhe kësisoj reagimet vazhdojnë të jenë të shpeshta ndër të cilat kërkohet që dialogu të jetë e vetmja zgjidhje që qon drejt një marrëdhënie të mirë në mes dy shteteve. /Botapress.info/