Hekuran Murati, tash ministër i Financave, dikur veç ekonomist e pastaj deputet i Vetëvendosjes, në vitin 2016 kishte bërë një postim anti-UÇK në Facebook, ku në këtë rast ishin atakuar veteranët sa i përket pensioneve.
Ai kishte thënë se ‘edhe mercenarë me pas pagu më lirë na kish kushtu lufta se me veteranë të UÇK’së’.Ndërkohë, tash si ministër po përballet me protesta pikërisht nga veteranët të cilët po lypin përfshirje në Pagën Minimale.
Ja statusi i dikurshëm i tij:
Perderisa pagesa per veteranet po don me kalu 100 milion euro ne vit, per vitin 2016 buxheti per FSK-ne asht vec 45.1 milion euro. Per vitet 2017 dhe 2018 shkon tu ra madje, 44.8 dhe 44.6 perkatesisht.
Kta tre muj lufte te nje ushtrie guerile dojne me na dale shume ma shtrejte se ni ushtri e rregullt.
Bile edhe mercenare me pas angazhu na kish dale ma lire – 3 muj ka 2 mije euro bajne 6 mije euro per kry – 20 mije mercenare [te pergatitun ushtarakisht] kishin me na kushtue vec 120 milion euro gjithsej. Edhe as falemnderit s’kish pase nevoje me ju thane.