[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haziri thotë se është kandidat për kryetar të LDK’së, por kushdo që zgjidhet e ka edhe mbështetjen e tij



Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk e ka mohuar mundësinë që të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e brendshme partiake, që do të mbahen me 14 mars. Madje, ai tha se edhe nëse nuk bëhet kryetar i LDK’së, është i gatshëm t’i japë mbështetje kryetarit të ri.

Haziri tha se është duke u konsultuar me kolegët e tij nga partia dhe se këto ditë pritet ta marrë vendimin përfundimtar, se a do t’i hyjë garës për kreun e LDK-së.

Në këtë intervistë Haziri foli edhe për sfidat që e pret kryetarin e ri të LDK-së, kushdo qoftë ai.

Tha se duhet unifikim më i madh se asnjëherë më parë, për të dalur mirë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

“Me vetë faktin që jemi të angazhuar në politikë, ne jemi pretendentë (për kryetar), neve na kanë nxjerrë edhe mediat… por jemi duke u konsultuar, jam në nivel të konsultimeve me krejt kolegët… kushdo që zgjidhet kryetar unë i jap mbështetje, sipas rendit, rregullës dhe kulturës së LDK’së. Jam i interesuar mbi të gjitha me dalë një LDK që e kthen shpresën tek votuesit e LDK’së”, ka thënë Haziri për Blic.