Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se e kishte shumë të vështirë të debatonte me ish-kandidatin e VV-së për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, në vitin 2017.
Ai thotë se për shkak të afërsisë që kanë pasur familjet e të dyve është dashur që të kursehet maksimalisht në debatet me Kurteshin. Po ashtu, Haziri ka thënë se Kurteshin e njeh për kontributin e tij para luftës si aktivist.
“Është heroi im”, ka thënë ai.Haziri kishte fituar zgjedhjet e vitit 2017 dhe është kryetar i Gjilanit ndërkohë që ai ka kandidauar sërish edhe për një mandat.
Haziri thotë se tani garën do ta ketë me VV-në.
“Në Gjilan rivaliteti ishte LDK-PDK, tash është LDK-VV”, tha ai. “Shumë eksponentë të PDK-së në Gjilan kanë aderuar në VV”, shtoi ai.