• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Haziri: Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në KiE, e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes së marrëveshjes për targat

nga Bota Press
14 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Lutfi Haziri nënkryetarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit përgjegjës për çështje të dialogut me Serbinë, ka folur për dështimin e arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd për targat, sipas tij këtë marrëveshje vet kryeministri e ka “abortu”

Haziri tha se një marrëveshje e tillë është arritë më herët, por implementimi i saj ka hasë në vështirësi, sipas tij në këto momente kryeministri i vendit do duhej të ishte në Bruksel.

“Tej zgjatja për një marrëveshje lidhur me targat e cila është arritur më herët, por për implementimin e saj ka hasur në vështirësi tash e disa kohë, në kohën kur pritej që kryeministri të merrte pjesë në takimin e rregullt jo formal të liderëve të Ballkanit Perëndimor këto ditë në Bruksel, ai po qëndron për një vizitë pa agjendë në SHBA”, tha ai.

Nënkryetari i LDK’së pohon se mungesa e një agjende dhe iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Europës, ka bërë që kjo marrëveshje të mos arrihet.

“Pra, pa agjendë të zbardhur për publikun e Kosovës, dhe iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillit e Evropës, natyrshëm që e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes dhe implementimit të marrëveshjes për targat”, tha Haziri.

Haziri më tutje jep direktivat se duhet kordinuar me aleatët tanë kryesore, veçanërisht me ata aleatë që janë skeptik, që të arrihen rezultate.

“Besoj që koordinimi me shtetet e QUINT-it do të vazhdojë lidhur me mbështetjen e Kosovës në anëtarësim, që përfshinë Francën, rolin e SHBA-së në cilësinë e vëzhguesit në këtë institucion të rëndësishëm e në veçanti lokomotiva gjermano-franceze dhe roli i Britanisë së Madhe janë determinues në arritjen e kësaj”, u shpreh Haziri .

Ish-kryetari i Gjilanit thotë se kryeministri aktual e ka polarizuar skenën politike për këtë temë.

“Në anën tjetër, mund të them se kryeministri i Kosovës e ka përçarë skenën politike lidhur me këtë çështje”, tha Haziri.

Zyrtari i LDK’së ka një kritikë për qeveritarët aktual, pasi që këta të fundit ishin mësuar të deklaroheshin në emër të tjetër kujt.

“U patën mësuar ministrat tanë të flasin në emër të Gjermanisë, Francës e institucioneve ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Haziri kritikoi edhe ministren aktuale të Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në lidhje me skandalin e ambasadorit Martin Berishaj

“Me vet faktin që kjo ministre, në rastin e Martin Berishajt, tha se ‘është koordininuar me aleatët’, tregon qartë joseriozitetin e saj”, tha ai.

Në lidhje me qëndrimin e shtetit francez për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Haziri thotë se ministrja aktuale e Punëve të Jashtme nuk duhet të intereferoj në qëndrimet e ambasadave tjera, siç është rasti me atë franceze, sipas tij, qëndrimi i Francës do të harmonizohet me vendet tjera të QUINT-it.

“Të flasësh në emër të dikujt tjetër, nuk është punë e meçme në këto rrethana dhe asnjë rrethanë tjetër. Ajo që ne besojmë është reagimi i qeverisë franceze, e cila në këtë rrafsh besoj që do të koordinohet me shtetet e QUINT-it në raport me Kosovën dhe natyrisht, QUINT-it në raport edhe me Beogradin”, u shpreh Haziri.

Të ngjashme

Botë

Mediat serbe citojnë njoftimin e kabinetit të Vuçiq: Hill mbështet Ballkanin e Hapur

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Lajme

Ministri Mehaj në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Lajme

Komuna e Drenasit e treta në Kosovë, përfiton grantin e performancës në vlerën prej 905,812 euro

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Botë

Ish-shefi i Inteligjences britanike: Putin do ta humbë pushtetin dhe do të mbyllet në çmendinë

nga Bota Press
23 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Xhavit Haliti e pyet Bislimin “a ke pirë kafe ndonjëherë me Petkoviqin”
  • Mediat serbe citojnë njoftimin e kabinetit të Vuçiq: Hill mbështet Ballkanin e Hapur
  • Ministri Mehaj në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes
  • Komuna e Drenasit e treta në Kosovë, përfiton grantin e performancës në vlerën prej 905,812 euro
  • Ish-shefi i Inteligjences britanike: Putin do ta humbë pushtetin dhe do të mbyllet në çmendinë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.