[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hazard flet pas golit të bukur që shënoi ndaj Arsenalit (Video)



Eden Hazard është shprehur tejet i lumtur me golin dhe fitoren prej 3:1 ndaj Arsenalit

Chelsea i Antonio Contes vazhdon të shkelë këdo që i del para. Blutë e Londrës mposhtën 3:1 Arsenalin në xhiron e 24 në Premierligë, duke konfirmuar kështu seriozitetin për titullin e kampionit.

Në këtë ndeshje shënoi gol edhe anësori Eden Hazard, i cili tha se skuadra e tij mori me shumë merit pikët e plota.

“Është bukur të shënosh gola të bukur kundër një ekipi të madh. Shënuam tre gola të bukur dhe merituam fitoren”, ka deklaruar Hazard.