Nga Qeveria e Kosovës po vazhdojnë ta kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran dhe se organizimi i referendumit do të ishte shkelje e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.
Ajo ka nënvizuar megjithatë faktin se serbët mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse
“Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe shtet sovran. Duke organizuar referendumin e Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë sikur në çdo shtet tjetër mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse”, ka shkruar Haxhiu.