[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haxhiu: Qytetarët në varfëri e mjerim, Qeveria po ua rritë pagat deputetëve



Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu kundërshton hartimin e projektligjit për paga që ka qëllim rritjen e shtesave për deputetët, transmeton Klan Kosova.

“Në kohën kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me varfërinë dhe mjerimin, Qeveria, planifikon rritjen e standardit për vete dhe deputetët e Kuvendit”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

“Janë më shumë se 40% e qytetarëve të papunë dhe afër 20% në varfëri ekstreme dhe në vend të ndërrmarjes së veprimeve për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë, këta tentojnë të pasurojnë edhe më shumë veten dhe deputetët”, ka shtuar ajo.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

“Qeveria paska hartuar projektligjin për pagat i cili ndër të tjera paska për qëllim rritjen e shtesave për deputetët, kushedi se edhe çfarë përmban tjetër!

Në kohën kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me varfërinë dhe mjerimin, Qeveria, planifikon rritjen e standardit për vete dhe deputetët e Kuvendit.
Janë më shumë se 40% e qytetarëve të papunë dhe afër 20% në varfëri ekstreme dhe në vend të ndërrmarjes së veprimeve për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë, këta tentojnë të pasurojnë edhe më shumë veten dhe deputetët.

Nuk i dimë detajet tjera të këtij projektligji, por nëse i njëjti do të procedohet në këtë mënyrë, duhet të kundërshtohet!

Shtrohet pyetja se pse deputetët (edhe tani) kanë edhe pagë të lartë por edhe shtesa në komisione dhe seanca?!
Kjo duhet të ndërpritet sa më parë!”.