Haxhiu: Policia në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se policia është çdo herë në krye të detyrës, siç tha ajo, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u shpreh se është për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës. Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

ngjashme