• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Haxhiu e Tahiri përplasen në Kuvend: Që sa kohë në pushtet nuk ju ka ra ndërmend për t’i hetuar kriminelët e luftës

nga Botapress.info
26 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar LVV-në dhe qeverinë për ndryshimet në Kodin Penal e ku përfshihet edhe gjykimi në mungesë për krimet e luftës.

Ai tha se ky gjykim duhet të vlejë edhe për vepra të tjera penale, shkruan Gazeta Express.

“Gabimin që e ka bërë VV-ja në vitin 2019 po mundohet që ta përmirësoj sot, por ky është një gabim i radhës që po e bën sepse e kemi propozuar edhe në atë kohë ku ka kaluar në lexim të parë Kodi i  Procedurës Penale, ku është gabim që të ndalemi dhe ta specifikojmë dhe të kufizohemi në gjykimin në mungesë vetëm në krimet e luftës. Pra gjykimi në mungesë duhet të vlejë edhe për veprat e tjera që për rendin tonë për sundimin e ligjit është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.

Më tutje deputeti i PDK-së, deklaroi se me ndryshimet që janë propozuar sot nga ministria e Drejtësisë nuk mund të hetohet edhe vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

“po ja rikujtoj kryeministrit Kurti që e tha më herrët që do të kërkojnë që policët që i kanë  kryer krimet ndaj dy qytetarëve të Kosovës në vitin 1007 të gjykohen dhe të dënohen në mungesë. Po i them që me këtë propozim që e ka bërë ministrja e tij nuk mund të bëhet një gjë e tillë. Ose nuk jeni koordinuar ose nuk po dini se çfarë po propozoni”, tha ai.

Ndër të tjera Tahiri e kritikoi Haxhiun edhe për prezantimin e këtyre ndryshimeve.

“Prita një prezantim më të qartë nga ministra e drejtësisë, por kjo më shumë foli për kronologjinë se çfarë ka bërë kryeministri Hoti e më radhë”, deklaroi Tahiri.

Ndaj këtyre deklaratave të Tahirit, është kundërpërgjigjur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Spo e di Abelard kur po e lexon fjalimin a më ke dëgjuar paraprakisht se çfarë kam thënë ose pavarësisht se çfarë kam thënë unë ti prapë qëndron prapa fjalimit që e ke shkruar. Shumë prej çështjeve që i adresove unë edhe i pata në fjalim, kështu që  ke mundur me e shpenzu kohën për çështje të tjera”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë tha se para dy vitesh kanë bërë diçka për të u gjykuar kriminelët e luftës.

“Është një çështje që du me adresu sërish. Thatë ju që gabimin që e keni bërë para dy viteve po doni me rregullu tash. Kjo nuk qëndron. Të paktën ne para dy vitesh kemi bërë diçka që me u gjyku kriminelët e luftës. Ju që sa kohë keni qenë në pushtet nuk ju ka ra ndërmend me i hetu kriminelët e luftës”, ka thënë ai.

Më tutje Haxhiu i tha ish-ministrit të Drejtësisë, që ka qenë gabim i tij që nuk i ka sjell në të njëjtën kohë në Kuvend edhe Kodin Penal edhe atë të Procedurës Penale.

“As 2% e totalit buxhetor nuk është shpenzuar për organet e drejtësisë. Gabim i joti ka qenë në atë kohë që Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale nuk e ke sjell në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë logjikë që në Kuvend me ardh Kodi Penal dhe jo ai i Procedurës Penale”, ka thënë ajo. /Botapress/

Tags: HaxhiuTahiri

Të ngjashme

Kosovë

Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Kosovë

Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku INSAJDERI

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

Mero Baze: Banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë! Kush janë ata?

nga Bota Press
30 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini
  • Qeveria thirrje Vuçiqit
  • Vjen deklarata e papritur nga Vuçiq për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
  • Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare
  • Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.