Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, në Turiqec të Skënderajt.
Pas homazheve, Thaçi po merr pjesë edhe në një akademi përkujtimore kushtuar ish-aktivistit Imeri, që po mbahet në shkollën e këtij fshati, njofton Klan Kosova.
Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë çështja familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vra familjarin e tyre.
Por sot vëllau i tij, Imer Imeri, ka thënë se është i bindur se Thaçi nuk di asgjë rreth vrasjes së ish-aktivistit të LDK-së.