[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hashim Thaçi provon të bëhet si Anton Çetta, themelon Komisionin e Pajtimit



Presidenti Hashim Thaçi duket se do ta zyrtarizojë misionin e tij të pajtimit. Pas takimeve në terren me disa familje me të cilët deri tash ka qenë në “hasmëri politike” ai së fundi ka vendosur që të zyrtarizojë themelimin e Komisionit për Pajtim.

Së paku kështu thuhet në një njoftim për medie:

 

Ju njoftojmë se nesër (13 shkurt), në orën 10:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

 

Takimi do të zgjas deri në orën 13:00 dhe do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës për mjetet e informimit.

 

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Salla P38.