[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hashim Thaçi nis pajtimin (VIDEO)



Të hënën ndërtesa e Qeverisë  u rezervua për ta prezantuar iniciativën e më të re të presidentit Hashim Thaçi.

Shefi i shtetit e nisi takimin iniciues për Themelimin e Komisionit për të vërtetën dhe Pajtim.

Kjo e gjitha në raport kryesisht me Serbinë me të cilën Kosova e bëri luftën e fundit.

Si nisje Thaçi, e bëri të qartë se Komisioni që po vjen, assesi nuk është zëvendësim i organeve të drejtësisë që duhet ta kryejnë punën e tyre, për gjitha krimet që u bënë.

Duke, shpjeguar se plagët e luftës nuk janë shëruar, as tani 18 vjet pas përfundimit të saj, Thaçi e quan iniciativën e tij si shembull që duhet përkrahur.

Kosova, është ndër vendet e rralla në Ballkanin e pas luftës që bënë hapa konkret për vënien e themeleve për Komisionin i cili do e kërkoi të vërtetën dhe pajtimin.