[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hashim Thaçi me akuza të rënda ndaj Serbisë: nuk do t’jua lejojmë ndarjen e Kosovës!



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në prag të nisjes së bisidemeve në Bruksel ka biseduar me agjensinë serbe të lajmeve, BETA.

Thaçi folur për atë që Kosova ka bërë “mobilizimin politik dhe qytetar në kundërshtim të aktivitete të Serbisë”.

“Ne të gjithë duhet të jemi të mobilizuar – si politikisht, edhe në kuptimin civil . Jemi duke u përballur me presione që Serbia po kryen në Kosovë, për shkak që ata e kanë planin për ndarjen e Kosovës dhe aneksimin e veriut të vendit tonë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë Thaçi për Beta, raporton Gazeta Blic.

Thaçi tha pokështu se Kosova do t’u qëndrojë këtyre presioneve dhe provokimeve duke përdorur të gjitha  mundësitë ligjore dhe kushtetuese në dispozicion.

“Këtë do t’ia bëjmë të qartë edhe përfaqësueses së Bashkimit Evropian, dhe ne nuk do të vëmë në pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Thaçi në Bruksel në prag të takimit të sotëm të delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës.

Thaçi ka thënë pokështu se takimi i sotëm në Bruksel paraqet hapjen e “kapitullit të fundit” në bisedimet me Serbinë që do të rezultojë në njohjen e ndërsjellë.  Ai ka thënë se nuk ka nevojë për të dy vendet e të kthehen në marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2013, kur dihet që disa nga marrëveshjet  e arritura janë përmbushur ndërsa të tjerat janë në rrugën e zbatimit, por duhet të shikojmë përpara dhe të bëjë gjithçka të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Serbia duhet të ndalojë provokimet e rënda që po bën kundër Kosovës, siç janë urdhër-arrestet, treni apo ndërtimi i murit në Mitrovicë, ka thënë ai.

Duke komentuar kritikat e opozitës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, presidenti i Kosovës shprehu vlerësimin e tij si disa nga partitë politike opozitare ishin pjesë e bisedimeve dhe ata morën pjesë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se në Kuvendin e Kosovës kanë votuar për një marrëveshje me Serbinë në vitin 2013.

“Ne kemi nevojë për mobilizimin politik dhe civil ndaj presionit ushtarak të Serbisë. Ne janë duke na pritur ditë të vështira në marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Thaçi për Beta./Gazeta Blic/