Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani i pyetur se a mund të përshpejtohen hapat e Kosovës drejt NATO-s, duke parë raportet e Ballkanit me Ukrainën, ai tha se anëtarësimi në NATO sigurisht që do të bëhet por jo si pasojë e krizës në Ukrainë , ose si pasojë e rrezikut të sigurisë që ka Kosova dhe vendet tjera.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Këshill të Evropës mund të bëhet vetëm në kuptimin e gjerë të fjalës si pjesë e rezultatit të dialogut… Kosova do të rrezikohej sikur Serbia permanent të vazhdonte të armatosej dhe të mos pranonte asnjë version të asnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën, në qoftë se ky është rasti atëherë hyrja në NATO nga ana e SHBA-së mund të shihet si vlerë ndikimi ndaj Serbisë sepse vetëm atëherë vërtetë kompletohet çështja e sigurisë së Kosovës”, tha Hasani në tëvë1.
Sipas tij, puna e prezencës së KFOR-it këtu nuk është storje që nuk mbaron kurrë, dhe kur bëhen dy ushtri atëherë ose jemi si bazë ushtarake ose prezenca me rezolutën 1224 është e pakuptimtë.