[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj: U uroj dënime manipuluesve, kushdo qofshin



 

Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për president të vendit, Ramush Haradinaj, është deklaruar lidhur me pretendimet për blerjen e votave.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se maipuluesit kushdo qofshin ju uron dënime meritore.Tutje, ai ka ftuar organet e rendit që të merren me rastet e parregullësive në zgjedhje.

Postimi i plotë i tij:

Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra.Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore.

Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta./Botapress/