[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj: Thaçi dhe Mustafa nuk e përfaqësojnë interesin e shtetit të Kosovës



Të ulësh në një tavolinë me Serbië, , që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

Kështu tha lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet ende në Francë, në pamundësi që të kthehet në Kosovë deri në vendimin e Gjykatës së Francës.

Përmes një shkrimi në Facebook, vazhdimin e bisedimeve me Serbinë e quan pozicion të kukullave, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave.

Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin.

Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!

RH