Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim emisarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se në takimin me diplomatin amerikan është shprehur se AAK mbetet e vendosur që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm.
“Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke”, ka thënë Haradinaj.