Në Gjykatën Speciale ka vazhduar sot seanca ndaj Nasim Haradinajt. Ky i fundit është pyetur nga Prokurori se a mendon ai se ndonjë ushtar i UÇK-së është dënuar me të drejtë për krime lufte, shkruan Botapress.info
E Haradinaj u përgjigj duke thënë se kë shtënë me armë në ushtrinë e Millosheviqit sa herë që ka mundur ta bëjë këtë.“Sa herë kom mujt ushtrinë e Millosheviqit, ku kom nxanë, i kom gjujt. E dinë ata. Unë s’kom mujt me vra sa kom dashtë. Lufta është luftë. Jom kah flas për frontin nuk i di tjerët”, ka thënë Haradinaj.
Më herët gjatë seancës, Haradinaj foli edhe për ish-këshilltarin e Kurtit, Shkelzen Gashi dhe deklaratat e tij. /Botapress.info/