• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Haradinaj mbledh strukturat, del me pesë pika për dialogun Kosovë-Serbi

nga Botapress.info
27 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me dokumentin “non-paper” që ka qarkulluar dje e sot e në të cilin bëhet fjalë për një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka propozuar 5 pika për dialogun të cilat janë qëndrim i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se përmbajtja e atij dokumenti “non-paper” nuk duhet të diskutohet në dialog nga kryeministri Kurti.

“Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura “non paper”, nuk janë çështje për diskutim”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e AAK-së.

Shkrimi i plotë:

Në takim me Kryesinë e Aleancës, mes tjerash kemi diskutuar edhe për qëndrimin tonë rreth dialogut Kosovë – Serbi. Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dialogun është me sa vijon:

1.Temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt. Askush nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, nuk duhet të ndërmarr veprime sa i përket temave të dialogut me Serbinë e që do e befasojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës.

2.Aleanca pret njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues, organizimin aktual të brendshëm kushtetues, karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

3.Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura “non paper”, nuk janë çështje për diskutim.

4.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kryejë të gjitha obligimet lidhur me dialogun, si parti opozitare në Parlamentin e Kosovës.

5.Si parti që kemi qenë konsistentë në ruajtjen e interesave kombëtare, në rast se vërejmë tendenca që rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë, do të jemi në mbrojtje të atyre interesave, me të gjitha mjetet e mundshme demokratike. RH

Tags: Haradinaj

Të ngjashme

Kosovë

Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Lajme

Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi, por i lehtësuar që dëmi u shmang

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Kosovë

Osmani në La Repubblica për ushtrinë serbe afër kufirit: S’e kemi parë në 25 vitet e fundit

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Botë

Sulm terrorist me bombë në Ankara (Pamje)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin
  • Kompleksi i Radojçiqit do shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësinë me barka (Video)
  • Prezantohet plani për aneksimin e veriut, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur
  • Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)
  • Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.