[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj mbetet edhe 3 javë në Francë për shkak të vendimit të Gjykatës në Colmar



Gjykata e Colmarit nuk ka marrë sot vendim për Ramush Haradinajn, i cili që më shumë se 1 muaj po qëndron në Francë. Gjykata ka vendosur që vendimin për të ta marrin më 2 mars, e që i bie, që Haradinaj do të mbetet në Francë edhe 3 javë

Këtë e ka treguar vetë Ramush Haradinaj pas përfundimit të seancës gjyqësore në Colmar. Ai tha se më 2 mars do të merret vendimi për të, shkruan Express.

Haradinaj ka theksuar se shpreson se vendimi do të merret më herët, pasi ai thotë se është humbur shumë kohë duke u marrë me një kërkesë ekstradimi që është abuzim nga ana e Serbisë.

Lideri i AAK”së ishte arrestuar më 4 janar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse me bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.