[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj: Ky është selami im për Hashim Thaçin, në lidhje me darkën në Restuarat Puro!



Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj e ka quajtur presidentin Hashim Thaçi tyxhar të tiketave.

Ai ka thënë se deklarata e Thaçit se njerëzit po blejnë e po sheshin bileta për inaugurim të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, nuk ishte e drejtë në kohën që vëllai i tij, Ramush Haradinaj ishte në ndalim në Francë.

“Statusi im në Facebook ka qenë një selam për Presidentin i cili është kthyer në tyxhar të tiketave. Unë i thash që kije parasysh që ka koinciduar edhe me rastin kur Ramushi është kthyer rasti i Hagës se edhe atëherë të nesërmen ishte në Amerikë, i thash mos është kjo koincidencë. I thashë kujdes se shumë herë, po ndodhin këto. Përse po e fyen një qytetar tonin, po merresh me humor të zi se po shesin e po blejnë bileta për inaugurim. Aq më shumë kur e dinte e që njeri për të cilin po flet është brenda. I kam bë me dije kujdes se nuk po ndihmojnë as në tendencën për t’u dukur president uniteti”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.