• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Haradinaj-Kurtit: Kush je ti në të vërtetë që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin

nga Bota Press
15 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress 15 Gusht – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, i cili tha se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30 për qind dhe të hyrat e shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e quajti Kurtin “mashtrues”, duke e pyetur se kush është në të vërtetë.

I pari i AAK-së thotë se kryeministri i premtoi popullit parajsën, por po ua jep vetëm zhgënjimin.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka krahasur të hyrat buxhetore me vitin e kaluar, me atë të pandëmisë, duke e mashtruar popullin.

Postimi i plotë:

“Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”!

Me mburrje të bazuara tërësisht në mashtrime.

Thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit!?

Po, është rritur qarkullimi, pasi që e ke krahasuar me vitin 2020, vit i pandemisë, vit i mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor!

Po, janë rritur edhe të hyrat buxhetore, sepse i ke krahasuar me vitin më të jashtëzakonshëm që historia njerëzore njeh.

Edhe më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia, që po përjeton ngritjen më të madhe ndonjëherë. Praktikisht gjithçka po shkon teposhtë.

Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve.

Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm!

Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!

RH”.

Tags: HaradinajKurti

Të ngjashme

Aktuale

Fillon takimi i Osmanit me emisarët Lajçak e Escobar

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Aktuale

“Kryetarët e veriut u morën nga Policia dhe u dërguan nëpër zyre pa e ditur se ku po shkojnë”

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Aktuale

Vazhdojnë protestat në veri

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Aktuale

Lajçak e Escobar takojnë sot presidenten dhe opozitën

nga Bota Press
6 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Përfundon takimi me Presidenten, Escobar dhe Lajçak në Zyrën e BE-së për takim me opozitën
  • “I yti që nga prekja e parë..”- Blero ia kalon edhe Elhaid Cufit me dedikimin romantik ndaj të dashurës
  • Fillon takimi i Osmanit me emisarët Lajçak e Escobar
  • Escobar: Kosova tregoi çfarë Asociacioni nuk do, po e presim të tregojë se çfarë duan
  • “Kryetarët e veriut u morën nga Policia dhe u dërguan nëpër zyre pa e ditur se ku po shkojnë”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.