[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj: ”Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën”



Botapressm 21 Dhjetor – Kreu i qeverisë së Kosovës në largim , Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA’së dhe se nuk ka nevojë për Minishgenen. “Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik.Kjo është përspektiva jonë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina. “Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën”, ka thënë sot Haradinaj.