• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Haradinaj i reagon Xhelal Sveçlës pas deklaratave për arrestimin e Faik Fazliut

nga Bota Press
7 Qershor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të Faik Fazliut nga policia e Kosovës. Invalidi i luftës së UÇK’së u përfshi në një incident në një lokal në Prizren.

“Faik Fazliu është pa gjymtyrë, duhet pasur kujdes sepse ai njeri ka humbur gjymtyrë në luftë, duhet respektuar këtë kategori që ka dhënë gjithçka për këtë vend. UÇK’në nuk mund ta dëmtoj askush, e mbron sakrifica që kanë bërë të gjithë dhe s’mund ta njollos askush luftën tonë” tha Haradinaj në Kanal10.

Sveçla pati deklaruar se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”.

“Nuk është detyrë e ministrit të jap këto lloj cilësime. Nuk i bën nder as ministrit një qëndrim i tillë. Në rast se ju i paragjykoni njerëzit, ju nuk jeni ministër i Kosovës por vetëm i partisë suaj. Në video incizime u pa se zotëri Fazliu nuk kishte bërë ndonjë reagim. Institucioni më kredibil në Kosovë është policia e Kosovës. Nuk duhet t’i japim vetës të drejtë ta luajmë rolin e avokatit e prokurorit apo gjykatësit”, sqaroi më tutje ai.

“Faikun e kam mik të mirë, ato pamje nuk janë të mira ti shohësh. E kemi përgjegjësinë e dyfishtë t’i respektojmë institucionet. E kemi Policinë më të mirë në rajon. Kemi përgjegjësi shtesë t’i raportojmë rastet kur individ të caktuar keqpërdorin uniformën. Qeveria e ka rolin e ndarë. Ministri duhet të ketë kujdes në deklarata”, shtoi Haradinaj.

Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arrestuar nga policia mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren.

Sipas policisë ai u arrestua pasi ai i ka kanosur verbalisht zyrtarët që ishin duke inspektuar zbatimin e masave anti-COVID.

Tags: Daut HaradinajXhelal Svecla

Të ngjashme

Kosovë

Ramabaja nxjerr nga goja edhe një “perlë”: Unë jam më amerikan se Escobar!

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Kulturë

U shpallën më të mirët e “Flakës së Janarit 2023”

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Kosovë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë
  • Ramabaja nxjerr nga goja edhe një “perlë”: Unë jam më amerikan se Escobar!
  • U shpallën më të mirët e “Flakës së Janarit 2023”
  • Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
  • Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.