[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj i përgjigjet sërish Dërgutit, krahason punën e deputetëve me lopët e tij



Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur deputetës Aida Dërguti, pasi patën një përplasje në Kuvendin e Kosovës, derisa po votohej plotësim ndryshimi i ligjit për veteranët.
 Partia e Dërgutit, VV e kundërshtoi këtë projektligj, ndërsa gjatë një përplasje në Kuvend, Haradinaj i tha Dërgutit se ‘ta shti gishtin në gojë’. Kjo ngjalli reagime dhe paknaqësi, por Haradinaj ka bërë edhe një reagim që e lidh pagën e deputetes me lopët që thotë se i ka shitur.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Deputete #Aida Derguti !
Me që se mê keni kërkuarë llogari se pse e kemi qitë kollarën; ja po të tregojë.
Ketë lopën e parë ne foto që po e shefë, e kam shitë dhe e kam ble kollarën dhe nje zingjir ari si ti që e patët varë në qafë, e po ja qitëshe shallin përmbi !
E keqja është,se une mbeta pa këtë të uruarë dhe prap se prapë nuk mund e shita,sa një pagë të juajën si deputete në parlamentë qe jeni,
Po të kisha pagën tuj vetëm te një muaji që merni mbi 2000 €, do kisha ble dy lopë të tilla dhe më kishin mbetë lekët edhe për një rryp të ri…!!