[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj hakmerret ndaj Daçiç, i publikon foton me Millosheviçin



Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, pasi ky i fundit ka thënë se Haradinaj nuk është arrestuar si politikan por “si kriminel lufte”.

Në një postim në FB, duke postuar një foto të Daçiç me Millosheviçin, Haradinaj thotë se ishte luftëtar lirie dhe jo pushtues e vrasës si ai dhe shefi i tij.

Reagimi i Haradinajt

Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.
Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!
Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!
Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!
Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!
Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!
Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!