Botapress 2 Korrik – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 2 korrikun e vitit 1990, ditën e Deklaratës Kushtetuese.Haradinaj thotë se “111 Delegatët e Pavarësisë” nuk i’u friksuan as forcës së armëve as zhurmës së tankeve.
“Ata i treguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi” shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë.Ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë “111 Delegatët e Pavarësisë”.
2 korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike.
RH