Botapress, 20 Mars – Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar se Bashkimi Evropian po kërkon ratifikimin e demarkacionit si kusht për liberalizim i vizave.
Haradinaj u ka kërkuar deputetëve që të mos arsyetojnë votën kundër me arsyetimin e mos luftimit të korrupsionit, pasi sipas tij, kjo është një gjë e cila veçse ka nisur.
“Tema e rendit dhe ligjit dhe luftës kundër korrupsionit nuk është një akt ose vendim i menjëhershëm”, tha Haradinaj.
Duke mos votuar demarkacionin sipas Haradinajt nuk po ndëshkohet politika, por qytetari i zakonshëm i Kosovës.
Ai edhe një herë ka siguruar se me kalimin e demarkacionit nuk do të humbet territor i Kosovës.