[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj arrestohet me fletëarrest serb, Qeveria e Kosovës i lejon vizitën Nikoliqit nesër në Shtërpcë



Përderisa liderët kosovarë janë duke u arrestuar me fletëarreste nga Serbia, Qeveria e Kosovës i ka lejuar  presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, që të vizitojë nesër Kosovën .

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës theksohet të jetë deklaruar për Tanjug, se presidentit serb, i lejohet vizita.

“MPB e Kosovës ka deklaruar për Tanjug se presidentit serb i lejohet vizita”, raportohet nga këta të fundit, shkruan Indeksonline.

Por në këtë deklarim nuk është cekur edhe lejimi i vizitës së Drejtori të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili herën e fundit edhe pse e kishte të ndaluar hyrjen në shtetin e Kosovës, ai arriti që të jetë në Mitrovicë.

Këta të fundit kanë paralajmëruar vizitën e tyre të nesërme në Shtërpcë, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse./