Hapja e bunarit për “bamirësi”, shkupjani jep shumë pak sqarime për paratë që merr nga kosovarët

“No Water no Life”, që në shqip i bie pa ujë s’ka jetë, është emri i njërit prej dhjetëra fondacioneve që pretendon të shuajë etjen e shumë të varfërve në vendet e lindjes së mesme.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është njeriu kontaktues nga ky fondacion, bunarët e hapura nga ta kanë çmime të ndryshme.

Kiks Kosova ka zhvilluar disa biseda me fondacionin “pa ujë s’ka jetë”, me pretendimin e hapjes së një bunari në Indonezi për komunitetin mysliman.

LEXO EDHE KETE

Alarm për bombë në shtatë shkolla

Shkupjani jep shumë pak sqarime për paratë që merr nga kosovarët dhe për faktin se ku do të investohen ato.

Kur Kiksi insiston për të marrë informata shtesë për format e pagesës dhe mënyrën e hapjes së bunarit, Ibishi nervozohet dhe fillon të insistojë se nëse do bunarë, le të paguajë dhe të mos bëjë pyetje të shumta.

Shumë gjëra për këtë drejtues të kësaj nisme me oferta bamirësie janë të panjohura dhe me shumë  pikëpyetje.

Dhe meqenëse prezantimi si qytetar nuk na dha shumë përgjigje, vendosim të thërrasim serish Bujar Ibishin, por kësaj radhe t’i prezantohemi zyrtarisht si gazetarë.

Dhe matematika u prish, Ibishi tanimë nuk donte të na bindte për të bërë bamirësi, përkundrazi shpërfaq arrogancë, duke na cilësuar të vegjël për të zbuluar biznesin e tij./Botapress.info/

ngjashme