[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hamiti: Dialogu është tejet i rëndësishëm, sepse është kusht për integrim në rrugën drejt BE-së



Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Hamiti, ishte gjithashtu pjesë e episodit të sontëm të dokumentarit “Expose”.Ai foli në përgjithësi ndaj veprimeve të Kurtit sa ishte në karrigen e kryeministrit dhe si duhet të veprojë me t’u ulur sërish aty.

Hamiti tha se kush më tepër se kryeministri duhet ta merr përgjegjësi për t’u përballur me tema si ajo e dyshimeve për thika apo rrezikimit të pavarësisë.

“Dialogu është cështje e rëndësishme sepse është kusht edhe për Kosovën edhe për Serbinë në rrugën drejtë BE-së, mirëpo janë bërë gabime nga udhëheqësit e Kosovës në terë këto vite, sikur ne si Kosovë kemi mundësi të zgjedhim të bashkëpunojme me BE-në apo SHBA-të.Vitin e kaluar, Kurti në kohën kur drejtoi Qeverinë bashkë me LDK-në bëri gabim që nuk donte të shkonte në takim në Shtëpinë e Bardhë dhe përdorte një diskurs të ashpër karshi vendit që na ka përkrahur gjatë luftës për ta konsoliduar pavarësinë, ai fliste me terma sikur atje po rrezikohet pavarësia e Kosovës, fliste për thika, edhe po të ishte e vërtetë kjo, kush më parë duhet të përballej me këtë situatë para Kryeministrit”, deklaroi ai.