Kryetari aktual dhe kandidati për të parin e Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se zyrtari i Vetëvendosjes është i dyshuar për kidnapimin e 12 vjeçares.
Haliti ka bërë të ditur që nga dita e hënë rasti do të rishikohet nga organet e drejtësisë, përcjell Periskopi.
“Policia si duket sipas familjes së vajzës e paskan arrestuar personin e dyshuar dhe sigurisht informacionet më të sakta i ka policia regjionale dhe prokuroria, prandaj ne nuk jemi marrë me këtë aspekt. Kjo ka qenë kreit cështje e drejtësisë dhe unë kam kërkuar që të jetë pjesë e organeve të pavarura dhe jo politike. Është përdorur për fushatë për me luajt topin në anën tonë por ne këtë cështje nuk e pranojmë për shkak që ne socializohemi me të miturën të gjithë së bashku edhe unë si kryetar. Të gjithë kemi ndjerë dhimbje dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që të zbulohet rasti sa më shpejtë kushdoçftë. Ne nuk kemi bërë me gisht nga askush. Janë organet e drejtësisë dhe të zbardhet sa më shpejt”, ka thënë Haliti.
“Unë mendoj se duhet të rishikohet situata nga organet e drejtësisë. Dikush ka dashur të përdorë këtë fatkeqësi për fushatë zgjedhore gjë që është e papranueshme sipas meje. Unë kërkoj edhe si kryetar dhe qytetar që kjo çështje të zbardhet nga organet e drejtësisë. Gishtin nuk është mirë me drejtu nga ata që nuk e kanë fajin sidomos në fushatë apo nga kundërkandidati apo edhe nga personi i cili ka qenë i dyshuar”.
Ditë më parë Bislimaj kishtë thënë se Haliti nuk e ka vendin në burg por në çmendinë.
Haliti ka thënë se nuk dëshiron të merret me këtë fjalor.
“Nuk dëshiroj të merrem me këtë fjalor sepse qytetarët e Vitisë vendosin ku e kam unë vendin. Ndërsa drejtësia vendos për rastin e 12 vjeçares, që e kanë kidnap dhe e kanë mbajur peng”, tha Haliti.
Zyrtari i Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar, të shtunën, nën dyshimet se ka dhunuar një të mitur. Mirëpo, Prokuroria Themelore në Gjilan ka urdhëruar lirimin e Bislimajt pasi “sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as persona të tjerë”.