Drejtoresha për Kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka reaguar në lidhje me grevën e punëtoreve të Kuvendit të Kosovës.
Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thekksuar se kjo grevë ka nisur tash e tri javë.
“Qe tri javë, shtatëmbëdhjet gra nga shërbimi i mirëmbajtjës së ndërtesës së Kuvendit, po protestojnë para institucionit kryesor politik të Republikës së Kosovës, për rritje pagash, pasi që rroga që marrin nuk u mjafton për të mbajtur familjet e tyre”.
Halimi ka shprehur kritika ndaj Qeverisë, duke thënë se nuk interesohet për vështirësitë e tyre.
“Është i trishtueshëm fakti se një shumicë që e quan veten social-demokrate le më që nuk ka empati porse as nuk interesohet për vështirësitë e tyre? Ndërkohë, në televizione dëgjojmë fjalë të mëdha për fuqizimin e grave.
Është koha për ndjeshmëri qytetare, jo për fjalë boshe!” – ka shkruar ajo.