Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti e ministrit Hekuran Murati.
Halimi përmes jë shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministri po ndjell frikë dhe po lë qytetarët në terr, derisa ministri i tij po merret me opozitën dhe analistët.
“Një ditë më parë, kryeministri ndjell frikë dhe lë qytetarët në terr, ndërsa sot ministri i tij merret me opozitën dhe analistët.
Ndërkohë që qytetarët përballen me mungesën e kushteve elementare për jetesë, kjo qeveri gjen kohë për t’u tallur me ta.
Realiteti i tyre nuk përputhet me atë të qytetarëve” – ka shkruar ajo.