[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Halil Matoshi thur poezi për Ylfete Humollin në ditëlindjen e saj



 

(Ylfete Isë Humolli sot e ka datëlindjen. Asht lindun në fshatin Lupç të Podujevës me 15.02.1973 dhe asht, vra nga forcat serbe të sigurisë gjatë nji demonstrate, me 01.02.1990)

Ajo ishte një fëmijë me një det andrra
dhe nji tokë t’pushtueme

ra nata n’agimin e ni fjale
në varrimin e Ylfete Humollit
u kalamenen hapat kosovarëve tek ecin si pinguinët perandora…

I pyeta hapat si qendruen kambët drejt
Dhe lotët qysh nuk e zunë përfundi njeriun…?
Hapat kryeneç vazhdojnë tutje shrapa-shrapa n’kortezh
E sytë e tyne t’shohin gemt, e duen me t’thanë
Shuej hajvan, a s’e sheh
se liria asht ngat e veç sa s’ka mbrri…
E lotët? Ata rrokullisen në detnat e bamë p’ej njerëzish që kërkue kanë liri nëpër mileniume
Mbi fletët e herbariumit shkollor që i valëvitë era
Sakaç të gjitha bimët zanë rrajë n’qiell e mbjellin rrufe
sëbashku me njato shikime t’ngrime bahen predha e bien mbi demonë…

Liria? Hm!???
Erdhi ma m’fund po ende më mban kanga n’kamb se trishtuem jam

I pyes kanget qysh mujtet me i mbajtë gjithë këta njerëz tubue
rapsodi ndalet e m’sheh: Jemi msue nder vorre me qindrue’ me shpnesë
Pa bza… loqken e zemres tuj e shtrengue me dhamb mos me pelcitë
Se… ishte e shtirë lufta deri n’liri
Dhe ma e randë këtu e tutje…